Sterlingu do të luajë ndaj Kosovës
“Sky Sports” raporton se Raheem Sterling do të ftohet për sfidën e Anglisë ndaj Kosovës. Kujtojmë se Sterling ishte dënuar me një ndeshje mos lojë me kombëtaren angleze për shkak të një përplasje me mbrojtësin Joe Gomez.
Ai s’do të luajë në ndeshjen ndaj Malit të Zi, megjithatë sipas këtyre raportimeve thuhet se Sterling do të paraqitet në “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës. Anglisë i duhet vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Malit të Zi për të siguruar kualifikimin për “Euro 2020”, derisa bëhet kombëtarja e vetme që zhvillon 1 mijë ndeshje ndërkombëtare.
Kujtojmë se tifozët kosovarë tashmë kanë filluar përgatitjet për një pritje të jashtëzakonshme për kombëtaren e Anglisë, e në veçanti për Raheem Sterlingun, i cili ishte viktimë e racizmit në disa ndeshje në këto kualifikime.