Sterlingu në ‘radar’ të Realit

23 shtator 2019 | 15:46

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Raheem Sterling. “El Mundo Deportivo” të hënën ka njoftuar se Reali e sheh Sterlingun si përforcim të madh për edicioni e ardhshëm.

Presidenti Florentino Perez është i gatshëm që për kartonin e Sterlingut të paguajë dëmshpërblim deri në 150 milionë euro. 24-vjeçar, është njëri prej lojtarëve kryesor të Cityt dhe është pjesë e këtij ekipi që nga viti 2015 kur u transferua nga Liverpooli për 64 milionë euro. Ai këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat për Cityn.

Sterling ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 me një pagë javore prej 340 mijë eurosh. 24-vjeçari, ka edhe dhjetë gola në 53 paraqitje për Përfaqësuesen e Anglisë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigandi britanik i udhëtimeve, Thomas Cook, ka deklaruar falimentimin pasi…