Sterlingu në ‘radar’ të Realit
Real Madridi po planifikon një lëvizje në verë për Raheem Sterlingun, raporton “Daily Star”.
Skuadra spanjolle do të bëjë një ofertë prej 58 milionë euro për lojtarin e Manchester Cityt, pasi ata kërkojnë të forcojnë sulmin e tyre pasi Kylian Mbappe i refuzoi ata për të qëndruar në Paris Saint-Germain.
“Los Blancos” ishin të bindur se sulmuesi francez do të zbarkonte në “Santiago Bernabeu”, mirëpo në fund nuk doli të ishte ashtu.
Tani, duket se madrilenët janë rikthyer te Sterlingun, anglezin që e kishin kërkuar edhe në afatet e kaluara të transferimeve. Anësori është i gatshëm që të largohet nga Manchester City, pasi nuk po luan rregullisht.
Andaj Real Madridi është në dijeni se mund ta transferojë atë për 58 milionë euro, ndërsa kontrata e Sterlingut skadon në qershor të vitit 2023.