
Sterlingu preferon kalimin te Chelsea
21 qershor 2022
| 13:40
Raheem Sterling është, sipas ESPN, i interesuar të bëjë një lëvizje nga Manchester City te Chelsea.
Sulmuesi anglez po përballet edhe një herë me pyetjet për të ardhmen e tij te kampionët në fuqi të Ligës Premier. Sterling është i gatshëm që të kalojë te rivalët e Citizens, derisa në garë për të thuhet se është edhe Arsenali.
Mirëpo, “The Blues” janë favoritë aktualisht për të marrë kartonin e tij, derisa kanë bërë edhe ofertën e parë rreth 25 milionë euro.
Natyrisht se City e ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe po kërkon më shumë për të realizuar marrëveshjen. Besohet se një ofertë rreth 45 milionë euro mund ta kompletojë kalimin e Sterling në “Stamford Bridge”.