Sterlingu rikthehet në Angli, kjo është arsyeja
Sulmuesi anglez Raheem Sterling është larguar nga Kombëtarja e Anglisë dhe është rikthyer në vendlindje për “arsye familjare”, njoftoi Federata Angleze.
Ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Gareth Southgate për raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Senegalit. Anglezët festuan me shifrat 3-0 dhe tani do të sfidojnë kampionen e botës Francën në një ndeshje çerekfinale. Megjithatë, kthimi i Sterling rezultoi me atë se shtëpia e tij në Londër ishte thyer nga hajdutë të armatosur, ndërsa familja e tij ndodhej në të.
“Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme dhe familja duhet të jetë e para. Ne do t’i japim atij pak hapësirë dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Southgate.
Sterlingu shënoi një gol në Botërorin e Katarit, në fitoren ndaj Iranit në ndeshjen hapëse 6-2.