Stërnipi i Hitlerit donte të martohej me një grua hebreje
Një nga stërnipat e Adolf Hitlerit do të martohej me një grua hebreje, por fejesa u prish kur ajo mësoi historinë shokuese të familjes së tij.
Alexander, Brian dhe Louis Stuart-Houston janë stërnipërit e fundit të diktatorit nazist dhe kanë kaluar jetën duke u munduar të fshehin pemën e tyre gjenealogjike. Në intervistën e tij të parë në më shumë se një dekadë, Alexander, më i madhi i vëllezërve, emri i dytë i të cilit është Adolf, theu heshtjen duke thënë se zërat se treshja kishte vendosur që të mos martohej dhe të mos bënte fëmijë ishte budallallëk.
Ai zbuloi se një nga vëllezërit e tij, të cilit nuk ia bëri të ditur emrin, kishte në plan të martohej me një grua hebreje, por marrëdhënia përfundoi kur ajo mori vesh se kush ishte në të vërtetë.
Shumica e fqinjëve të vëllezërve në qytezën e vogël Patchogue, Long Island, nuk e dinë aspak se këta tre burra kanë lidhje me Hitlerin. Babai i tyre, William Hitler, ishte nipi i Fyhrerit. Gjyshi i tyre, Alois Hitler, ishte vëlla nga babai i Adolfit. /tch/