Stërnipi i Napoleon Bonapartit martohet me stërmbesën e gruas së Bonapartit
20 tetor 2019
| 15:33
33-vjeçari Zhan Kristof Bonapart është stër-stër-stërnipi i perandorit francez, Napoleon Bonapartit.
Ai është martuar me konteshën Olimpia von und zu Arco-Zinnerberg, e cila është stër-stër-stërmbesa e gruas së Napoleon Bonapartit, arqidukesha Mari-Luizë e Austrisë.
Ata kanë thënë se lidhja e tyre është thjesht fryt i dashurisë, dhe dasmën e organizuan në Paris, ku të ftuar ishin shumë trashëgimtarë të tjerë të familjeve mbretërore të Evropës.