Stërnipi i Ymer Prizrenit bën thirrje të mbështetet 50-shi i PDK-së

02 janar 2025 | 21:20

Profesori nga Diaspora dhe stërnipi i Ymer Prizrenit, Parim Huqaj ka bërë thirrje që të mbështetet 50-shi i PDK-së, Betim Gjoshi.

Huqaj ka shkruar në llogarinë e vet, pas takimit me Gjoshin se duhet mështetur një kandidat që është për shtet e jo pér pushtet.

Thirrja e stërnipit të Ymer Prizrenit:

Një kandidat që është për shtet e jo për për pushtet… Një njeri me edukatë, dije e me një bagazh familjar patriotik…
Një fëmijë i një dijetari dhe Çlirimtari, asnjëhere nuk do ta mbrojë interesin përsonal e partiak… ky burri do të jete një zë i çmuar në parlamentin e Kosovës…Parlamentit nuk i duhën zhurmagji e ngelçi, mashtrues e përkulës…Parlamentit i duhët një njeri i vlerave, i rritur me libra… i edukuar për vendin… një njeri që në shpi ende ka çizmët dhe uniformën e UÇK se me erë baroti e lirie… Fëmijët e çlirimtarëve nuk mashtrojnë dhe nuk e koritin derën e kombit…

Mos hezitoni miq e familjar… vota për këtë nuk humbët, por i bënë ni argat vendit tonë me shumë halle…

Urime posti deputetit, BETIM GJOSHI…!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Gentiana Gashi - Pepaj, ka…