Stërviten nënoficerët e këmbësorisë me taktika ushtarake e qitje, për ngritje të aftësive luftarake
10 maj 2024
| 16:03
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar “kursi bazë për nënoficerë të këmbësorisë”.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ‘Kursi bazë për nënoficerë të Këmbësorisë’”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, pjesëtarët janë stërvitur dhe kanë testuar në taktika ushtarake, qitje, përgatitje fizike në terrene të hapura dhe terrene urbane me qëllim të ngritjes së aftësive luftarake për realizimin e operacioneve në nivel ekipi dhe skuadre.