Stërvitesh dhe nuk bie në peshë
E dimë të gjithë që ushtrimet na bëjnë të humbasim kalori dhe rrjedhimisht të dobësohemi. Por asnjëherë nuk ka pasur një përgjigje të saktë për numrin e kalorive që duhen humbur. Tani që ikën festat dhe të gjithë kemi shtuar nga pak, më shumë se kurrë duam të dimë informacione të sakta për të shkuar prapë tek kilet që ishim, ose edhe më pak.
Nga një studim i realizuar së fundmi është zbuluar që për t’u dobësuar duhet të shpenzojmë të paktën 3000 kalori në javë. E thënë ndryshe duhet të sterviteni 6 ditë në javë, nga një orë, në total 300 minuta stërvitje në javë.
Lidhja mes ushtrimeve dhe peshës është disi komplekse edhe pse duket shumë e lehtë: ushtrohu, konsumo kalori, prek defiçitin e energjisë, nis të përdorësh yndyrna dhe humb peshë. Por trupi nuk është përherë kaq bashkëpunues. Kur fillojmë të stërvitemi, vëmë re dhe rritje të oreksit, duke ngrënë më shumë fitojmë sërish kaloritë që humbim.
Studiuesit i kanë kërkuar disa vullnetarëve që bëjnë jetë sedentare që të ushtroheshin mjaftueshëm që të digjnin 1500 deri në 3000 kalori në javë. Pas tre muajsh u analizuan rezultatet dhe studiuesit dolën në përfudnimin që personat të cilët kishin bërë aq ushtrime sa për të humbur 1000-1500 kalori në javë i kishin fituar pothuajse të gjithë kaloritë e humbura duke ngrënë, pasi ju ishte shtuar oreksi. Ndërsa personat që kishin shpenzuar 3000 kalori ose më shumë, kishin humbuar disa kilogramë.Thelbi i gjithë studimit është fakti që për të humbur kile duhet të patjetër të djegim më shumë se 1000 kalori në javë.