Stërvitja ‘Defender Europe 21’, Haradinaj: Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot
04 maj 2021
| 11:26
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e nisjes së stërvitjes se NATO-s në Durrës, ku janë duke marrë pjesë edhe ushtarë nga Kosova, ka thënë se sot ka shumë arsye për të qenë krenarë.
“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe ‘Defender Europe 21’. Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla. Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale. Urime NATO, urime Shqipëri, urime Kosovë! Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.