
Stërvitje e KFOR-it në Gjakovë: Ushtarët amerikanë trajnohen me mitralozë M240 dhe M249
31 mars 2025
| 20:10
Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë kryer stërvitje me mitralozë M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
“Trajnimi dhe aftësimi i ushtarëve në sisteme të ndryshme armësh është thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it”, u tha në njoftim.
KFOR-i tha se këto përpjekje janë “pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.