Stërvitje e përbashkët mes ushtarëve amerikanë dhe zviceranë në kuadër të KFOR-it në Kosovë

15 janar 2025 | 15:58

Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore dhe të evakuimit mjekësor (MEDEVAC) me helikopterë amerikanë Blackhawk në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Kjo stërvitje është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë, në mënyrë të paanshme.

KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amber në spektaklin e së martës kërkoi me dëshirë të…