Stërvitje masive ushtarake në Poloni dhe shtetet e Baltikut
08 nëntor 2018
| 11:02
Rreth 17 500 ushtarë nga dhjetë vende të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që nisën të mërkurën në Poloni dhe në vendet e Baltikut, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Polonisë.
Sipas saj, stërvitjet “Anakonda” janë më të mëdhatë që ka mbajtur Polonia ndonjëherë.
Rreth 12,500 trupa polake janë të përfshira në ushtrimet brenda Polonisë, ndërsa 5 000 ushtarë të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s marrin pjesë në Estoni, Letoni dhe Lituani.
Orari i tyre përfshin manovra detare edhe në Detin Baltik, raporton “Rel”.
Stërvitjet do ta zgjasin deri më 16 nëntor.
Polonia dhe tre vendet e Baltikut në veçanti janë të shqetësuara për sigurinë e tyre prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.