“Stërvitje vëllazërore”, ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ushtrojnë luftën me mortaja (video)

30 maj 2022 | 13:58

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke i rritur aftësitë e saj ushtarake në mbrojtje të vendi.

Këtë është duke e dëshmuar në mënyra të ndryshme, sidomos në ushtrime ushtarake që është duke i zhvilluar me partnerë të ndryshëm.

Së fundmi FSK-ja ka realizuar – testuar aftësitë me gjuajtje me artileri fushore – mortaja, gjatë një stërvitje të përbashkët me ushtrinë e Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar një video nga këto ushtrime në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në videon e publikuar nga Mehaj, shihen ushtarë të FSK-së duke u trajnuar nga efektivët e ushtrisë shqiptare për gjendje dhe artileri fushore në qendrën stërvitore fushore të Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë.

“Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura”, ka shkruar ministri Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilaz Krasniqi është zgjedhur kryesues i Komitetit për Familje të…