Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut
12 maj 2019
| 13:34
Në Kuvendin e Maqedonisë, sot, është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 maj.
Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.