Stinori pranveror në Superligën e Kosovës nis me këtë datë
Komiteti Ekzekutiv i Fideratës së Futbollit të Kosovës mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.
KE analizoi rrjedhën e garave që tashmë janë në përmbyllje të stinorit vjeshtor me konstatimin se garat kanë pasur rrjedhë mjaft të mirë, falë edhe angazhimit të të gjithëve e që ndihmë ta madhe ka dhënë aplikimi i sistemit të VAR-t.
KE mori vendim që garat në stinorin pranveror të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt dhe Viva Fresh Liga e Parë më 19 e 20 shkurt.
Garat në BKT Superligë do të përfundojnë më 22 maj, ndërsa në Viva Fresh Ligën e Parë më 15 maj. Ndërkaq, në konkurrencën e femrave garat e stinorit pranveror do të fillojnë më 16 shkurt me ndeshjet e Kupës, ndërsa ndeshjet kampionale më 19 e 20 shkurt.