Stipe Mesiqi shpallet qytetar nderi i Prizrenit
18 korrik 2022
| 12:40
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq është shpallur qytetar nderi i Prizrenit.
Lajmin e ka bërë me dije ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Xhelili.
Xhelili ka thënë se Mesiqi në vazhdimësi ka dëshmuar se është mik i Kosovës.
“Stipe Mesiq ish-presidenti i Kroacisë sot u shpall qytetar nderi i Prizrenit! Zoti Mesiq ka dëshmuar në vazhdimësi se është mik dhe përkrahës i Kosovës! Prizreni ka nderuar mikun tonë dhe është i nderuar që nga sot e ka qytetar nderi presidentin Stipe Mesiq!”, ka shkruar Xhelili në llogarinë e vet në “Facebook”.