Stjuardesa detyrohet të mbajë derën e tualetit të avioni me dorë… për 16 orë fluturim
18 korrik 2024
| 19:35
Një stjuardesë gjatë një fluturimi u detyrua të mbante derën e banjës me dorë, pasi ishte thyer vetëm pak minuta pas ngritjes së avionit. Sipas South China Morning Post, stjuardesa e Cathay Pacific Airlines duhej të mbante derën deri në fund të fluturimit, i cili zgjati jo pak, por… 16 orë.
Fluturimi u nisa nga aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut, për t’u ulur në aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në Queens, Nju Jork të hënën.
Pamjet e saj janë bërë virale në rrjet, ndërsa komentet kanë qenë të shumta.