Stjuardesa zbulon se cilët janë pasagjerët më të bezdisshëm në avion!
E gjeni dot se cilat janë pasagjerët më të bezdisshëm në avion? Për të gjithë ju që jeni kuriozë, përgjigjen e ka dhënë një ish-stjuardese përmes postimeve në rrjetet sociale.
Ajo është Kat Kamalani, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka punuar për gjashtë vjet si stjuardesë. Së fundmi ka postuar një video në “TikTok”, ku tregon se nuk janë foshnjat që bezdisin më së shumti ekuipazhin, por në fakt janë njerëzit që ankohen për foshnjat.
Kamalani, e cila është po ashtu nënë e dy fëmijëve, shpjegoi se nuk ka gjë më të keqe se kjo ankesë, pasi i bën prindërit dhe stafin të ndihen jo rehat.
“Ju premtoj, se nuk ka gjë që na irriton më së shumti se sa njerëzit që ankohen për foshnjat që qajnë. Më besoni se prindërit duan që më së shumti që foshnjat e tyre të mos qajnë”, shprehet ajo në videon e postuar në rrjetet sociale.
Rikujtojmë, se një tjetër stjuardese ka zbuluar së fundmi përmes një videoje se cila pjesë në avion është më e pisët se tualetet, pasi nuk pastrohet kurrë. Brenda Orelus, nga Miami e cila në rrjete sociale njihet si Flight Bae B, tha se xhepat e pasme të ulëseve janë të mbushura me mikrobe dhe nuk kanë mirëmbajtje ose pastrim të rregullt ndryshe nga tualetet.
Stjuardesa paralajmëroi 98 mijë ndjekësit e saj në TikTok për këtë gjë dhe tha se ajo kishte parë pasagjerë që kanë vendosur një mori gjërash në ato xhepa, nga ushqimi deri tek pelenat e pista.