
Stoger: Përball kishim ekip të organizuar, padyshim më gëzon fitorja
06 korrik 2021
| 22:13
Trajneri i Ferencvaros, Peter Stoger ka thënë se Prishtina ishte një skuadër e organizuar.
“Me siguri se jam i kënaqur me fitoren. E vërtet që kishim dy pjesë të ndryshme të lojës. Përballë kishim një kundërshtar të mirë, që vraponte mjaft shumë, e organizuar mbrapa dhe na krijoi edhe rast, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë ai.
“Në pjesën e parë u treguam të mangët në kontaktet e afërta, ndërsa padyshim që në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, sidomos rritëm shpejtësinë e lojës që mungoi në pjesën e parë dhe na dha rezultat”, ka shtuar ai.