Stoichkov: Barça duhet ta shesë Griezmannin

12 mars 2021 | 17:16

Antoine Griezmann është një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës, por ende nuk i ka justifikuar aspak paratë e derdhura për blerjen e tij.

Hristo Stoichkov ka kritika të ashpra për Griezmann dhe shprehet se skuadra katalanase luan me 10 veta kur francezi është në fushë.

“Kurdoherë që Griezmann është në fushë, Barcelona luan 10 lojtarë. Nëse drejtuesit duan të bëjnë diçka në planin afatgjatë, duhet ta shesin atë. Trincao dhe Braithwaite duhet të qëndrojnë në ekip. Çfarë po bën Griezmann atje”, u shpreh Hristo Stoichkov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio reagoi pas humbjes me Juventusin, mposhti 3-2 Crotonen në…