Stojanoviq: Gjithçka po shkon sipas planit
Zoran Stojanoviq, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor në komunën e Leposaviqit, ka thënë se gjithçka po shkon sipas planit. Ai ka theksuar se ka pasur probleme të vogla që janë tejkaluar shpejt, raporton Ekonomia Online.
“Çdo send është duke shkuar në bazë të planit. Komuna e Leposaviqit ka pozitë gjeografike me territor shumë të madh ka diku rreth 550 kilometra katror dhe për shkaqe teknike nuk kemi arritë me i hapë. Por kemi arrit prap me ia dalë. Shkolla në Leposaviq e kemi pasur një inspektim me 5 prill por pas 5 prillit me një bojkot nuk na është lejuar me i hapë. Pse nuk është lejuar kanë thënë se i kemi disa aktiviteteve shkollore, nuk dihet çfarë aktivitete. Deri tash në ora 11 i kemi informatae para.
Ndërsa Selim Mehmeti nga komuna e Novo Bërdës ka treguar se risi është se kësaj here do të votohen 10 kandidatë.
“Risi kemi që do të votohen 10 kandidatë. Trajnimi për kamera është mbajt kemi dhënë edhe udhëzues, KQZ-ja është duke e bë të pamundurën me siguru rrymë, ne jemi këtu tërë kohën”, ka thënë Selimi.