Stojkoviq demanton Vulinin: Nuk ke dhënë ti urdhër ta arrestosh Sandulloviqin
Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, që u arrestua dhe u rrah nga BIA serbe, ka thënë se është e pavërtetë që Aleksandër Vulin ka dhënë urdhër të arrestohet klienti i tij.
Sandulloviq ka përgënjeshtruar Vulinin që gjatë ditës tha se arrestimi i Sandulloviq u bë me urdhër të tij.
“Vulin nuk e urdhëroi arrestimin sepse as nuk mundi ta urdhëronte – sepse Aleksandër Vuçiq i tha të jepte dorëheqjen DY MUAJ para se Sandulloviq të bënte një postim në rrjetin X për vendosjen e luleve mbi varret e shqiptarëve”, ka shkruar ai.
Sipas Stojkoviqit, kjo deklaratë e Vulinit është e dakorduar me Aleksandër Vuçiqin.
“Është një deklaratë e dakorduar mes Aleksandër Vuçiqit dhe Aleksandar Vulin, sepse karriera politike e Vulin në Serbi në marrëveshje me Vuçiqin ka përfunduar, dhe tani ai mund të marrë (në mënyrë të rreme) përgjegjësinë për gjithçka që i shkakton dëm ndërkombëtar regjimit të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar tutje ai në platformën “X”.
Tutje Stojkoviq përgjegjës për arrestimin e politikanit serb e ka bërë Aleksandër Vuçiqin.
“Vulin ka dy muaj që nuk është në BIA. Vulin ka dy vjet që nuk është në polici. Vulin nuk është në zyrën e prokurorit – ai nuk ka qenë kurrë. Por Aleksandra Vuçiq është në të gjitha këto. Kontrolloni datat në këto dokumente”, ka shkruar ai.