Stojkoviqi maltretohet sa herë del apo hyn në Serbi: BIA e Vulinit po mi shkel të drejtat

01 shkurt 2024 | 13:13

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili është ndaluar për 4 orë në vendkalimin kufitar Horgosh, pas lirimit ka shpjeguar në detaje maltretimin që po ia bënë shteti serb përmes shërbimit sekret (BIA).

Ai përmes një videoje ka treguar se nuk janë policia dhe prokuroria që po e ndjekin, anipse janë udhëzuar ashtu nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe nga ish-drejtori i Inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin.

Ai ka thënë se BIA është duke e maltretuar sa herë që po lëvizë nga shteti i tij.

“Aleksandër Vuqiq me mesazhin e tij deklaroi që unë që kam vendosur lule në varrin e Blerina Jasharit, me mua duhet të merret policia dhe prokuroria. Megjithatë as policia as prokuroria nuk po merren me mua, sepse edhe në polici edhe në prokurori, sadopak ka njerëz të ndershëm. Por, në Agjencinë e Sigurisë së Informacionit (BIA), nuk ka më njerëz të ndershëm, të paktën jo në atë seksion që merret me njerëz që janë aktivist politik”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe njëherë se ky maltretim vjen si rezultat i vendosjes së luleve tek varri i gjashtëvjeçares, Blerina Jashari në Prekaz.

“Kryeja kryesore e mbajtës sime në vendkalimin Horgosh, e më herët në aeroportin në Surqin, para kësaj në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi, është se BIA e ka përvetësuar sistemin elektronik, ka nxjerrë udhëzime për mbajtjen e njerëzve deri në kryerjen e kontrolleve të mëtejme. Kjo sigurisht që është keqpërdorim i detyrës zyrtare, sepse ndaj meje nuk është kryer kurrfarë kontrolli i tillë, dhe se unë nuk jam ndonjë person i panjohur për BIA-n. Ajo agjenci mua më ka marrë në pyetje dy herë, njëherë le të themi për listën time, listën e agjentëve të Putinit në Serbi, si dhe më ka marrë në pyetje për shkak të vendosjes së luleve në varrin e Blerina Jasharit. Pra ne njihemi, ata mirë e dinë se kush jam unë, kurse unë e di shumë më mirë se kush janë ata. Dhe po ua them shumë hapur se kush janë ata: Ata janë disa qyqarë njerëz-minj që fshihen prapa tastierave të kompjuterëve në selinë e BIA-s, të cilët padurimin e tyre ndaj atyre që nuk mendojnë si ata, e që nuk shprehen para të tjerëve ashtu siç u shprehen ndaj meje. Ata sillen në atë mënyrë që njerëzit e ndershëm të policisë sonë kufitare i detyrojnë të më ndalojnë, dhe të mos me lejojnë të vazhdojë”, ka thënë ai.
Avokati serb ka thënë se BIA është në shërbim të regjimit rus të Vladimir Putinit, dhe se punon kundër interesave të shtetit të Serbisë, derisa Vulinin e ka akuzuar si tradhtarin më të madh të vendit të tij, i cili është dekoruar nga Rusia.

Stojkoviqi përmes kësaj videoje ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qemail Elshani është futbollist i ri i skuadrës së Vëllaznimit…