Stojkoviqi: Vuçiqi takoi diktatorin e Ugandës, BE të pranojë humbjen në Serbi
Avokati serb Qedomir Stojkoviq ka reaguar pas vizitës së presidentit të Ugandës, Yoweri Kaguta Museveni në Serbi, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq solli sot në Beograd diktatorin Museveni, i cili qe 37 vjet është sundues i Ugandës dhe i cili refuzon t’ia dorëzojë pushtetin dikujt tjetër.
Stojkoviq ka shkruar në rrjetin social “X”, se ai erdhi në Beograd nga Moska, ku dy ditë më parë mbështeti Putinin dhe ra dakord me të për zgjerimin e ndikimit rus në Afrikë dhe ndërtimin e një centrali bërthamor rus në Ugandë.
“Është koha e fundit që diplomacia perëndimore të pranojë humbjen në Serbi. Të bësh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme në çështjen e AleksandAr Vuçiqit, nuk do ta çojë askund mbarë Ballkanin.
Fakti që nja dy flamuj amerikanë shëtitën në makinën e një miku të Aleksandar Vuçiqit, ose fakti qe qeveria e Serbisë bën disa deklarata evropiane, por boshe, vetëm do të thotë se qeveria në Serbi është e bindur se është shumë e lehtë të mashtrosh diplomacinë perëndimore me gënjeshtra.
Tolerimi i këtij malinjiteti përmes Aleksandër Vuçiqit do të sjellë të mira në të ardhmen ashtu si tolerimi i malinjitetit në trup. Kanceri nuk shërohet me darka të këndshme dhe fjalë të këndshme”, ka shkruar ai.
Danas je aleksandar vučić doveo u Beograd diktatora Yoweri Kaguta Museveni, koji je gospodar Ugande punih 37 godina i odbija da prepusti vlast nekome drugom.
U Beograd je došao iz Moskve, gde je pre dva dana dao podršku Putinu i dogovorio sa njim širenje ruskog uticaja u Africi… pic.twitter.com/CtMxOkwOUh
— Advokat Čedomir Stojković ???? (@FIGHT_4_RIGHT_S) July 30, 2023