Stoltenberg: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO gjatë luftës, nuk është në agjendë

24 maj 2023 | 17:42

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Ukrainës në aleancën perëndimore ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon.

Megjithatë, ai tha se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë.

Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”.

Por, ai shtoi se “nuk është në agjendë anëtarësimi [i Ukrainës] në mes të një lufte”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një…