![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/fsk.png)
Stoltenberg: Çdo zbarkim i FSK-së dhe policisë në veri kërkon miratimin dhe konsultimin e KFOR-it
07 shtator 2023
| 15:59
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë.
Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it.
“Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi FSK-së në veri kërkon miratimin e KFOR-it”, tha ai.