Stoltenberg, Haradinajt: Do të rishikohet angazhimi i NATO-s në Kosovë

19 dhjetor 2018 | 13:05

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për transformimin e FSK-së në ushtri.

Sipas një njoftimi për media, Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se Këshilli Veri-Atlantik ka pasur një diskutim fillestar mbi ligjet e miratuara së fundmi mbi tranzicionin Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK.

“Sekretari i përgjithshëm e ka njoftuar Haradinajn se tani që mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli Veri-Atlantik do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në vitin e ardhshëm. NATO do të vazhdojë me misionin e saj të KFOR-it për të siguruar ambient të sigurt në Kosovë. KFOR-i operon në bazë të mandatit të OKB-së dhe nuk do të preket nga ligjet mbi tranzicionin e FSK-së”, është thënë në njoftimin e NATO-s.

Stoltenberg ka thënës e do të vazhdojë angazhimin e tij me të gjithë aktorët relevantë për stabilitet rajonal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka ndarë një mirënjohje për Klubin e…