Stoltenberg inkurajon Kurtin e Vuçiqin t’i zgjidhin përmes dialogut çështjet e pazgjidhura

28 gusht 2022 | 17:47

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Ai përmes një cicërime në “Twitter”, ka inkurajuar të dyja palët, sikur Kosovën ashtu edhe Serbinë, që tutje edhe çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet #Kosovës dhe #Serbisë. Unë i inkurajoj të dyja @predsednikrs & @albinkurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e ka…