Stoltenberg: Lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve
24 gusht 2022
| 11:59
Lufta në Ukrainë, me shumë gjasa do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, sipas një deklarate të Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shkruan BBC.
“Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne do të mbështesim Ukrainën që të mbizotërojë si një shtet i pavarur sovran në Evropë dhe më pas kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Dhe rezultati i kësaj do të varet tërësisht nga forcat në fushën e betejës, kjo është arsyeja pse ne po i mbështesim ata”, ka thënë Stoltenberg.