Stoltenberg: Marrëveshja për FSK-në në veri, ende e vlefshme
01 korrik 2021
| 18:49
Marrëveshja e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s – në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it – është ende e vlefshme dhe e duhur, tha të enjten në Kosovë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Para se t’u drejtohej mediave, Stoltenberg takoi në Prishtinë udhëhehqësit politikë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se çështja e vendosjes së FSK-së në veri ka qenë temë e bisedimeve me Kurtin, i cili marrëveshjen për të e sheh si të dëmshme, raporton Rel.
Stoltenbergu shpreh përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë në Kosovë