Stoltenberg: NATO-ja nuk e sheh Rusinë si kërcënim
21 shkurt 2018
| 12:07
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO nuk e sheh Rusinë si një kërcënim për ndonjë anëtar të aleancës.
“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim nga Rusia ndaj asnjë anëtari të NATO-s dhe prandaj jam shumë i kujdesshëm në lidhje me spekulimet e tepërta mbi situatat hipotetike. Ajo që mund të them është se nëse ndodh diçka e ngjashme me Krimenë apo Ukrainën, e gjithë aleanca do të reagonte, sepse NATO është këtu për të mbrojtur aleatët e saj nga çdo kërcënim”, ka thënë Stoltenberg.