Stoltenberg: NATO nuk do dërgojë kurrë trupa ushtarake në Ukrainë

25 maj 2024 | 09:58

NATO i ka lënë dorë të lirë Ukrainës për të sulmuar territorin rus me armët perëndimore. Është ky paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një intervistë për prestigjiozen “The Economist”, Stoltenberg, kërkoi nga vendet e NATO-s që të furnizojnë Ukrainën më armatime, por jo të dërgojnë trupa në Ukrainë.

“Është koha që aleatët të shqyrtojnë nëse do të heqin disa nga kufizimet që ata kanë vendosur në përdorimin e armëve që i dhuruan Ukrainës”, tha Stoltenberg. “Sidomos tani që shumë luftime po zhvillohen në Kharkiv, afër kufirit. Duke i mohuar Ukrainës aftësinë për të përdorur këto armë kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ata që të mbrohen”.

Më tej shefi i NATO-s, thekson se, Perëndimi nuk duhet të përfshihet në operacione luftarake.

“Nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa tokësore të NATO-s në Ukrainë. Ne duam të mbështesim Kievin, por gjithashtu të sigurojmë që situata të mos kthehet në një përshkallëzim konflikti në shkallë të plotë”, citon Jens Stoltenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosmarrja e masave konkrete drejt krijimit të Asociacionit pamundësoi anëtarësimin…