Stoltenberg: Ne përkrahim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

07 tetor 2018 | 19:35

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  para vizitës së paralajmëruar në Kroaci dhe Serbi, ka folur rreth mundësisë për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimit që do të kishte kjo në misionin e KFOR-it.

Ai  ka deklaruar se shumë herët për të spekuluar lidhur me këtë çështje. “Mesazhi ynë është se ne mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, mbështesim dialogun. Ne jemi të pranishëm në Kosovë, me KFOR-in dhe kemi një zyrë në Beograd. Unë nuk mendoj se do të ishte ndonjë ndihmë për këtë proces nëse do të komentoja skenarë të ndryshëm hipotetikë”, u shpreh kreu i organizatës më të fuqishme ushtarake në botë./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GAC Motor depërtimin në Evropë do ta fillojë me versionin…