![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/IMG_8190.jpeg)
Stoltenberg nesër në Kosovë, në këtë orë takohet me Osmanin
19 nëntor 2023
| 19:21
Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg do të qëndrojë për vizitë nesër në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai do të pritet në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në orën 15:30.
Zyra e presidencës njofton se mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Stoltenberg do të mbajnë konferencë për media./Gazeta Blic/