Stoltenberg: S’është vonë që Rusia të ndalet së përgatituri për luftë në Ukrainë

20 shkurt 2022 | 09:35

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kurrë nuk është vonë që të ndërpriten përgatitjet për luftë – duke i bërë thirrje Moskës që të ndalet duke u përgatitur për sulm mbi Ukrainën.

“Kurrë nuk është vonë që Rusia të tërhiqet, të ndalet së përgatituri për luftë, dhe të fillojë bisedimet diplomatike me NATO dhe aleatët e NATO-s për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Stoltenberg në konferencën për Sigurisë të mbajtur në Munich, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se Rusia po kërkon një NATO të ndarë, por do të fitojë një NATO të bashkuar.

“Nëse Rusia dëshiron më pak NATO në kufijtë e saj, do ta merr të kundërtën – më shumë NATO”, ka shtuar Stoltenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova momentalisht është duke u përballur me një krizë të…