![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/15E0B286-45B2-4E8B-AB62-D342C1661EA7.jpeg)
Stoltenberg: Tensionet po rriten, Moska dërgon mijëra trupa në Bjellorusi
26 janar 2022
| 21:14
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bën të ditur se ngritja ushtarake e Rusisë pranë Ukrainës po vazhdon me mijëra trupa shtesë dhe armë moderne duke u vendosur në Bjellorusi.
“Tensionet po rriten,” u tha ai gazetarëve në Bruksel, shkruan Aljazeera, transmeton “Klankosova”.
“Ne shohim më shumë trupa jo vetëm në dhe rreth Ukrainës, por edhe tani në Bjellorusi, ku Rusia është në procesin e vendosjes së mijëra trupave, qindra avionëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe shumë aftësive të tjera shumë të avancuara”, tha Stoltenberg duke shtuar se kjo po ndodhte nën maskimin e një stërvitjeje.