Stoltenberg u kërkon vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake
Anëtarët e NATO-s nuk duhet të tërhiqen nga zotimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite zyrtare në Norvegji.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, tha se vendet anëtare të NATO-s i kanë ndërprerë shkurtimet e shpenzimeve ushtarake, ashtu siç janë pajtuar në samitin e NATO-s më 2014, porse disa prej tyre nuk e kanë arritur ende synimin për shpenzim të 2% të bruto-prodhimit vendor.
“Udhëheqësit qeveritarë kanë premtuar se do të bëjnë më shumë në vitin 2014 dhe duhet të bëjnë më shumë”, tha Stoltenberg në një konferencë të sigurisë në Oslo.
NATO përballet me disa sfida, tha ai, duke vënë theksin mbi “Rusinë, terrorin dhe përhapejn e mëtejshme të armëve të shkatërrimit në masë”.
Norvegjia ka qenë një nga anëtaret themeluese të NATO-s në vitin 1949.