Stoltenberg: Vrasja e civilëve është krim lufte

08 mars 2022 | 15:37

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se ajo që po ndodh në Ukrainë, është krim lufte i kryer nga Rusia.

“Të qëlloni civilët është një krim lufte dhe është një gjë krejtësisht e papranueshme. Ne kemi nevojë për korridore të vërteta humanitare që do të respektohen. Viktimat që shohim në Ukrainë janë të tmerrshme dhe na prekin të gjithëve dhe ne kemi përgjegjësinë të sigurojmë që konflikti të mos përshkallëzohet”, ka thënë Stoltenberg, në një konferencë për medie bashkë me presidentin e Letonisë, Egils Levits, pas  vizitës në vendin baltik, fqinj me Rusinë.

“Populli dhe ushtria ukrainase kanë frymëzuar botën me guximin e tyre. Por Putini po vazhdon luftën dhe pasojat e veprimeve të tij janë shkatërruese. Shumë civilë janë vrarë dhe plagosur dhe 2 milionë njerëz janë larguar tashmë nga Ukraina. Kjo është kriza e sigurisë me rritjen dhe thellimin më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka shtuar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet…