Stoltenbergu: Anëtarësimi i Finlandës do ta fuqizonte NATO-n
12 maj 2022
| 12:55
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se anëtarësimi i Finlandës në aleancë do ta forconte këtë të fundit.
“Nëse Finlanda vendosin që të aplikojnë, ata do të mirëpriten ngrohtë në NATO, dhe procesi i anëtarësimit do të ishte i lehtë dhe i shpejt”, ka thënë ai, shkruan “BBC”.
Finlanda në anën tjetër ka deklaruar se do t’i bashkohet NATO-s pa vonesa, pavarësisht kërcënimit të Rusisë.
Stoltenbergu ka theksuar se “Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e maturuar, një shtet i BE-së dhe një kontribuuese e sigurisë euro-atlantike”.