Stoltenbergu: Bosnja pranon planin për anëtarësim në NATO
03 dhjetor 2018
| 14:50
Bosnje dhe Hercegovina ka pranuar planin e veprimit për anëtarësimin në NATO, ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg.
“Nga Bosnje Hercegovina do të kërkojmë përgatitjen e programit të parë vjetor. Tani, është në anën e autoriteteve të Bosnjës, nëse do ta pranojnë këtë ofertë” ka thënë Stoltenberg.
Të martën dhe të mërkurën në Bruksel do të mbahet mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa plani për Bosnjën pritet të miratohet të mërkurën.
Ky është hapi i parë në procesin e anëtarësimit të plotë të këtij shteti në aleancën veriatlantike.
Secili shtet që synon anëtarësimin në NATO, i kërkohet të përpilojë planin vjetor të përgatitjeve për anëtarësim.