Stoltenbergu dënon tentativën për vrasje të Trumpit
14 korrik 2024
| 09:58
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i tronditur nga tentativa për vrasje ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Ai ndër të tjera ka dënuar këtë sulm, dhe shprehet se dhuna politike nuk ka vend të demokraci.
“Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona”, shkroi më tej Stoltenberg në X.