Stoltenbergu dhe Lajçaku pas marrëveshjes për targat: Zgjidhja politike afatgjatë, interes i përbashkët

01 tetor 2021 | 15:41

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pritur në takim të premten të dërguarin e special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Stoltenbergu ka thënë se me Lajçakun ka diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“Diskutuam me Lajçakun për marrëveshjen për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. NATO-ja vazhdon të ofrojë ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhje politike afatgjatë për rajonin”, ka shkruar Stoltenbergu në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një studimi nga Universiteti MIT, shoferët që përdorin sistemin…