Stoltenbergu do ta vizitojë Serbinë
01 tetor 2018
| 11:56
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në gjysmën e parë të tetori do ta vizitojë Serbinë.
Në Beograd, ai do të takohet dhe do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, ende nuk është bërë me dije data e saktë e vizitës dhe as temat që do të trajtohen gjatë kësaj vizite.