Stoltenbergu flet për planin e NATO-s pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca është “në mes të një transformimi shumë themelor” që do të pasqyrojë “pasojat afatgjata” të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.
Në intervistë, Stoltenbergu ka thënë se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj si një përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, shkruan “BBC”.
Stoltenbergu ka shtuar se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2 për qind shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.
Ministrat e NATO-s janë takuar në Bruksel javën e kaluar për të diskutuar se sa larg duhet të shkojnë në sigurimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.
Sfida për NATO-n gjatë gjithë kësaj lufte ka qenë se si t’i jepte aleatit të saj Ukrainës mbështetje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur pa u përfshirë në konflikt dhe pa u gjetur në luftë me Rusinë.