Stoltenbergu: Kemi rritje të tensioneve në Kosovë, e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj atje
11 tetor 2023
| 11:19
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për praninë e aleancës veriatlantike nëpërmjet misionit të saj KFOR në Kosovë.
Në nisje të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenbergu ka mbajtur konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.
“Po ashtu adresojmë edhe praninë tonë në Kosovë. Ne kemi rritje të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, ka thënë Stoltenbergu.
Takimi i ministrave të mbrojtjes së aleancës, mbahet më sot (e mërkurë) dhe nesër (e enjte) tetor në Bruksel.