Stoltenbergu: Marrëveshja me Greqinë, rruga e vetme e Maqedonisë drejt NATO-s

03 tetor 2018 | 16:08

Në prag të fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të anëtareve të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, ka thënë se marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme e Maqedonisë për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe organizatave të tjera.

Ai ka thënë se vendi në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka rrugë alternative për hyrje në NATO pa zgjidhje të përbashkët të dakorduar me Greqinë. Pikërisht për shkak të kësaj e përshëndeta marrëveshjen me Greqinë dhe plotësisht e mbështes implementimin e saj”, ka deklaruar Stoltenberg.

Ai ka theksuar se kompromisi me Greqinë dhe hyrja në NATO do të jetë përparësi e madhe për Maqedoninë dhe për rajonin.

“Do ta pranojmë vendin si anëtarja e 30-të, por marrëveshja për emrin patjetër të implementohet”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e lansimit të analizës gjinore në Kosovës, ministrja…