Stoltenbergu: NATO do t’i përgjigjet propozimit të Rusisë këtë javë

26 janar 2022 | 17:07

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se këtë javë do t’i përgjigjet me shkrim propozimit të dërguar nga Rusia muajin e kaluar në lidhje me marrëveshjen me NATO-n.

Duke folur për “CNN”, Stoltenbergu ka thënë se pas mesazheve, nga Kremlini presin një përgjigje lidhur me propozimin e tyre, duke shtuar se ata do të dërgojnë një përgjigje me shkrim nga NATO këtë javë, raporton “ATSh”.

“Aktualisht jemi duke finalizuar propozimet tona, tekstin e shkruar. Do t’ua dërgojmë këtë javë. Do ta bëjmë paralelisht me ShBA-në, sepse ShBA-ja ka marrë një propozim disa javë më parë. Edhe ne kemi marrë një draft të ngjashëm. Në thelb do të themi se jemi gati të ulemi dhe të flasim”,  ka thënë Stoltenbergu.

NATO është e gatshme të diskutojë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën e aktiviteteve ushtarake, mekanizmin e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane, tha njeriu i parë i aleancës.

“Jemi të gatshëm të dëgjojmë shqetësimet e Rusisë”, ka thënë Stoltenberg, duke theksuar se ende ka hapësirë për një rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës Ukrainë-Rusi.

Ai ka thënë se Rusia duhet të ulë tensionet dhe të jetë e gatshme të takohet me NATO-n në mirëbesim.

“NATO nuk do të vendosë njësi luftarake në Ukrainë. Por ne duhet të sigurohemi që jemi gati dhe se nuk ka mosmarrëveshje për angazhimin tonë për mbrojtjen e të gjithë aleatëve, veçanërisht në lindje të aleancës”, ka thënë Stoltenbergu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Economist Pas lajmit se një punonjës në një dyqan…