Stoltenbergu: NATO-ja, aleanca më e fuqishme ushtarake në histori
01 prill 2019
| 16:52
Me rastin e shënimit të 70-vjetorit të formimit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg, ka vlerësuar se Amerika e Veriut dhe Evropa kanë bërë aleancën më të fuqishme në histori.
“Gjatë 70 viteve të lidhjeve të Amerikës së Veriut dhe të Evropës, NATO-ja është bërë aleanca më e fortë në histori. Ne punojmë çdo ditë në një botë të paparashikueshme për të parandaluar konfliktet dhe për të ruajtur paqen për rreth një miliard njerëz”, ka thënë Stoltenbergu.